
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se dëshiron të shpreh kënaqësinë e tij, në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si President i Republikës, që u mbajt një protestë e madhe me energji të jashtëzakonshme negative, zemërim dhe mllef dhe se nuk pati viktima apo lëndime të rënda.
Ai tha pas protestës së studentëve se pushteti e ka kuptuar mesazhin.
Vuçiç vlerësoi se shumica e qytetarëve nuk duan “revolucion me ngjyrë”.
Ne e kuptuam mirë mesazhin dhe do të duhet të ndryshojmë veten, megjithëse shpresoj që disa të tjerë e kanë kuptuar që qytetarët nuk duan revolucione me ngjyra. Është e rëndësishme që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë dhe studentët të kthehen në universitete.



