
Holta Zaçaj është zgjedhur sot kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese.
Pas dështimit të dy raundeve të para, pasi asnjë prej kandidateve nuk mundi që të marrë shumicën e votave, Zaçaj është zgjedhur në raundin e tretë me 5 vota.
Fill pas kësaj, prezenca e OSBE-së është e para që ka uruar Holta Zaçajn, për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Prezenca e OSBE-së uron përzemërsisht gjyqtaren Holta Zaçaj për zgjedhjen në postin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
I urojmë asaj dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës sukses në ushtrimin e detyrës së tyre themelore dhe presim me kënaqësi të vijojmë bashkëpunimin e afërt dhe frytdhënës edhe nën drejtimin e ri të saj.



