Porti i Durrësit, Berisha: Rama po e kthen në Dubain e tij, përfaqësohet nga vëllezërit Karriç

Porti i Durrësit, Berisha: Rama po e kthen në Dubain e tij, përfaqësohet nga vëllezërit Karriç

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për kthimin e Durrësit në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Europë.

Duke folur gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, ai deklaroi se Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë.

Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës.

Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme.  

Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet.

Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. Shqiptarët në betejën e tyre.

Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëprëmjet vëllezërve Karriç.

Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin.

Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit.  Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama.

Sipas tij, Edi Rama kërkon të mbulojë me këtë rast, zhurmë, aferën e djegësave, ku tha se është me çdo dokument kryetar i organizatës kriminale, me firmë.

Por kjo do të marrë ndëshkim popullor, ndaj dhe përballja me këtë klan, është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy