Që prej marrjes së detyrës në vitin 2022, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar 28 udhëtime ndërkombëtare, kryesisht brenda rajonit dhe me pak takime me homologët, duke treguar një rol të zbehur në politikën e jashtme. Ekspertët vlerësojnë se axhenda e tij është kufizuar kryesisht në vizita protokollare.



