Dosja “CEZ-DIA”, SPAK mbyll hetimet për Metën dhe Kryemadhin

Dosja “CEZ-DIA”, SPAK mbyll hetimet për Metën dhe Kryemadhin

Hetimet lidhur me çështjen CEZ-DIA ndaj deputetes Monika Kryemadhi dhe ish-bahkëshortin e Ilir Meta janë mbyllur.

Çifti Meta-Kryemadhi u divorcuan pak kohë më parë, ndërsa janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie.

Mësohet se Kryemadhit do i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK ndërsa ish-Presidentit Meta do t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.

Akuzat do t’iu komunikohen edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Dosja më pas do të kalojë në GJKKO për seancën paraprake të vlerësimit të hetimeve.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Ema Çoku akuzohet për “Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim” dhe Pirro Xhixho për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy