Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të vijojë të funksionojë momentalisht me 3 prokurorë me dekret, pas largimit të Madrit Kullollit. Kështu, Petrit Fusha, që është i komanduar si kryeprokuror i Tiranës dhe Alma Muça, nën drejtimin e prokurores Rovena Gashi, do të verifikojnë formularët e dekriminalizimit për 12 deputetë, për të cilët ka të dhëna se kanë fshehur problemet me ligjin.



