Neritan Ceka tregon arsyen përse u prish me Edi Ramën

Neritan Ceka tregon arsyen përse u prish me Edi Ramën

Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Neritan Ceka tregoi shkakun e prishjes së miqësisë me kryeministrin Edi Rama.

Siç tregoi ai arsyeja e prishjes së marrëdhënieve me Ramën ka qenë një sms për të lexuar një artikull mbi gjendjen në shëndetësi, ku siç pretendon Cek ai ka thënë se “nëse gjendja në administratë është e njëjtë me gjendjen e administrimit të pasurive, ky është vendi i rrumpallës”.

“Unë jam prishur me Ramën, është si anekdotë. Nuk mund të themi që ka qenë miku im, por në atë rrethin e njohjes, simpative që kishim, kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm. Mora një ditë, nga një miku ynë i përbashkët, që është mjek, një artikull për të lexuar për gjendjen në shëndetësi. E lexova artikullin dhe krijova përshtypjen që ishte rrumpallë shëndetësia jonë dhe e krahasova me gjendjen e administrimit të pasurive tona dhe i shkruajta një sms dhe i thashë lexo artikullin që ka shkruar miku ynë i përbashkët dhe i thashë nëse kjo është gjendja edhe në administratë, ky është vendi i rrumpallës. Që në atë kohë më çoi një përgjigje të ashpër duke thënë se isha shpifës e ziliqar”, tha Ceka.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy