Kampe për emigrantët e dëbuar /Qeveria austriake nis bisedimet me Tiranën, Beogradin, Shkupin dhe Prishtinën

Kampe për emigrantët e dëbuar /Qeveria austriake nis bisedimet me Tiranën, Beogradin, Shkupin dhe Prishtinën

Qeveria austriake është "në bisedime me vendet e Ballkanit Perëndimor" për të krijuar "një qendër për emigrantët e paligjshëm të dëbuar", shkruan gazeta e Vienës, Presse.

Gazeta pretendon se Austria "po negocion tashmë me Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën" për "vendosjen e kampeve për personat e dëbuar që marrin një përgjigje negative në Austri për kërkesat e tyre për azil, duke arritur në rrugën e Ballkanit".

Këta persona, shkruan Presse, duhet përkohësisht "të qendrojnë" në një vend që është "më pak tërheqës për emigrantët" dhe shton se "vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë para në këmbim, ndërsa Vjena aktualisht po shqyrton mundësitë ligjore". 

Frontex duhet gjithashtu të ndihmojë në këto largime por së pari duhet të ndryshohet mandati i kësaj agjencie të BE. Duke ecur perpara, Vjena do që Frontex të kthejë menjëherë në Afrikën e Veriut ata migrantë të shpëtuar në det. 

Ndryshe nga Italia, kancelari austriak Sebastian Kurz nuk dëshiron që qendrat e pritjes ku emigrantët mund të aplikojnë për azil të ngrihen në Afrikën e Veriut, "sepse ai ka frikë se kjo do të tërheqë shumë njerëz", tha e përditshmja e Vjenës. 

Për momentin, ky projekt, sipas Presse, mbështetet nga Danimarka dhe Holanda. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy