Gara për kreun e BKH/ Sot afati i fundit për riplotësimin e dosjeve, vetëm dy kandidatë i kanë dokumentacionet e plota (VIDEO)

Gara për kreun e BKH/ Sot afati i fundit për riplotësimin e dosjeve, vetëm dy kandidatë i kanë dokumentacionet e plota (VIDEO)

Sot është afati i fundit për riplotësimin e dosjeve nga 13 kandidatët që do të garojnë për kreun e ri të BKH-së. Gazetari Arsen Rusta në një raportim në MCN Live bën me dije se nga 13 kandidatë vetëm dy prej tyre, Joni Keta dhe Elton Kërluku i kanë pasur dokumentacionet e plota.

Nga 13 kandidatë vetëm 5 prej tyre mund të kalojnë fazën e parë për të kaluar te fazat e tjera të testimit. Pritet që brenda korrikut të zgjidhet kreu i ri i BKH-së, emër që do t’i kalojë për miratim KLP-së. 

Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që dita e sotme ora 16:00 të jetë koha e fundit për kandidatët për të plotësuar dokumentacionin që kanë dorëzuar. Komisioni do të mblidhet mëngjesin e të mërkurës dhe do të vendosë për fazat e tjera. Janë 7 faza të testimit të cilat ata duhet të kalojnë dhe brenda korrikut duhet të zgjidhet kreu i ri i BKH-së, për t’iu dërguar më pas KLP-së për ta emëruar në mandatin e ri 5-vjeçar që do të nisë më 1 shtator, me mandat 5-vjeçar. Deri në 31 gusht do jetë në detyrë Aida Hajnaj, që mbaron mandatin 5-vjecar. Komisioni i përbërë nga Dumani, Dibra dhe Kraja ka vendosur t’u japë kohë garuesve. Mcn Live ka mësuar se nga 13 kandidatë vetëm dy i kishin dokumentacionet e plota, mes tyre Joni Keta, i cili është zv.drejtues i BKH-së aktualisht dhe Elton Kërluku që drejton hetimin financiar në BKH. Nga 13 kandidatë vetëm 5 prej tyre mund të kalojnë fazën e parë për të kaluar te fazat e tjera të testimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy