Qeveria dje miratoi një ligj të ri që ka lidhje me turizmin, konkretisht taksimin e apartamenteve, enteve dhe vilave që jepen me qira ditore dhe këtë tha e bëri për të formalizuar tregun. Zak topuzi, kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, bëri me dije në MCN Live se në Shqipëri niveli i informalitetit ka qenë në 48 për qind, sa i takon akomodimit në apartamente dhe vila. Sipas tij është e drejtë TVSH-ja 6 për qind për një biznes që fiton 10 mijë euro në muaj. Po ashtu Topuzi tha se për bizneset është më mirë të paguajnë TVSH-në dhe të formalizohen, se sa të marrin gjoba nga kontrollet e organeve tatimore.
Në fakt ka qenë një shqetësim mbarë botëror dhe europian. Në Shqipëri rritja e apartamenteve me qira ditore ka qenë 50 për qind. Ka qenë një sektor që ndihmonte paketat low cost për të rritur qarkullimin e njerëzve për të bërë turizëm. BE u gjet e papërgatitur, nuk kishte një rregullore për të mbrojtur industrinë, pasi hotelet paguajnë tarifa. Vet BE pranoi që ka qenë një sektor i zhvilluar pa transparencë. Në Shqipëri shqetësim ishte edhe informaliteti. 48 për qind e kësaj pjesë të akomodimit janë informalitet, kjo bëri që BE të hartojë një legjislacion të ri dhe Shqipëria të ndryshojë legjislacionin. Do kenë taksën e pastrimit, një TVSH 6 për qind. Në BE s’bëhet fjalë për informalitet, ose është në masë shumë të vogël.
Në Shqipëri u la e lirë edhe në kuadrin e biznesve të vogla, por kjo çorientoi tregun dhe krijoi vështirësi për industrinë turistike. Komunikimi i ministrisë me platformat ka qenë i menjëhershëm. Air Bnb e ka mirëpritur nismën europiane. Disa shtete të BE dhe në botë po e kufizojnë këtë lloj tregu sepse po krijon probleme me komunitetin. Në Firenze 75 për qind e kapaciteteve akomoduese janë në 5 për qind të territorit, dhe shqetësimet janë të madhe, prandaj duhet një farë rregullatori. Ligji kërkon kategorizimin e apartamenteve dhe vilave që operojnë me qira, që u jep mundësinë për TVSH-në 6 për qind. Ti je më mirë të regjistrohesh dhe të paguash 6 për qind, se sa të marrësh gjoba në rast se kontrolli do ushtrohet nga organet tatimore. Shqipëria ka një llogari bankare, pasi të ardhurat duhet të kalojnë direkt përmes një llogarie.
Sistemi është në gjendje të kontrollojë kush ka bërë pagesa, në rast se s’do paguash me një nipt të hapur, nga 1 janari t’i s’mund të operosh dot pa një nipt, pasi nëse kontrollohesh gjobitet. Janë identifikuar për vitin 2023, gati 30 mijë apartamente, 90 mijë shtretër. Ndërkohë që vetëm shtretër të hoteleve janë 109 mijë. Me apartamente mund të bësh deri në 10 mijë euro xhiro në muaj, 600 euro do t’i paguash dreqi e mori, sepse punon në mënyrë të pandershme. Duhet një rregullator që industria të vihet në binarë. Ne kemi të ardhurat më të ulëta në Europë për turistë. Vetëm informaliteti bën që të mos kesh shifra të saktë, dhe të mos dish të planifikosh të ardhmen”.



