Nesër Veliaj në SPAK, Kalemaj: Gjuha e përdorur nga kryebashkiaku ndaj Prokurorisë së Posaçme, përpjekje për shantazh (VIDEO)

Nesër Veliaj në SPAK, Kalemaj: Gjuha e përdorur nga kryebashkiaku ndaj Prokurorisë së Posaçme, përpjekje për shantazh (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë pranë ambienteve të SPAK ditën e nesërme pasi është thirrur nga organi i akuzës si person në dijeni për aferën 5D.

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live tha se sipas qëndrimeve zyrtare të Rithemelimit  kjo është thirrja e tretë për kryebashkiakun e Tiranës.

Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se ishte një autogol gjuha e përdorur nga ana e Veliajt ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, duke përmendur godinën ku këto struktura punojnë pasi mund të merret si përpjekje për miklim apo shantazhim.

Kam ndjekur qëndrimet zyrtare të Rithemelimit, të Këlliçit i cili ka thënë se Veliajt, sipas informacioneve që ata kanë i ka shkuar ftesa e parë për në SPAK pikërisht pas skandalit që goditi drejtorët e përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, por ishte dita që pati një operim, probleme me shëndetin. Pastaj pati një ftesë të dytë për të shkuar, por qëlloi që ishte Bajram. Veliaj duket që e ndihmon dhe fati në këto raste. Ftesa e tretë që i ka ardhur nga SPAK-u së paku sipas opozitës dhe burime mediatike  bëri që ai të dilte publikisht dhe të thoshte po shkoj unë te SPAK-u me një dosje të madhe, nuk është se më kanë thirrur  dhe nga ana tjetër i kanë dhuruar SPAK-ut dhe BKH-së një godinë që të punojnë të qetë dhe të pandikuar në punën e tyre. Nuk e di pse e përmendi këtë gjë, a thua ishte dhuratë personale që ai i bëri organeve të drejtësisë, por edhe nëse do të ishte do të ishte ndikim i paligjshëm, se bëhet fjalë për një çështje që ai merret të paktën si person në dijeni. Pastaj se çfarë do nxjerrin hetimet. Mënyra si e tha mendoj se bëri autogol. Është ose përpjekje për miklim, ose përpjekje për shantazhim, gjuha që ai përdori ndaj SPAK-ut.

Ai është thirrur  për të deponuar për dijeninë që ai ka për faktin që drejtorët e tij janë të involuar për aferën 5 D ku janë shpërdoruar 30 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy