Vrau avokatin grek, publikohet fotoja e shqiptarit (FOTO)

Vrau avokatin grek, publikohet fotoja e shqiptarit (FOTO)

Policia greke ka publikuar mesditën e të enjtes të dhënat e identitetit dhe fotografitë e dy shtetasve shqiptarë që akuzohen si autorë të vrasjes së avokatit të njohur, Mihalis Zafiropoulos në Athinë.

Duket se policia nuk ka mundur të veçojë identitetin e tij real, prandaj dhe ka dhënë disa emra e mbiemra, raporton ORA.

Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi. Ndërsa emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel. Njëlloj edhe për prindërit rreshtohen disa emra. Madje as ditëlindja e të arrestuarit nuk është konkluduar. Në komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991. Vendlindja Shqipëri.

Ndërsa personi në kërkim quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.

Publikimi, që u bë me lejen e prokurorisë dhe ka afat deri më 1 maj 2018, synon kompletimin e të dhënave për hartimin e dosjes penale, por edhe gjetjen dhe arrestimin e njerit prej autorëve, të Matës, që mendohet se është në Shqipëri.

Policia ka publikuar dhe fotografi nga gjetjet e kontrollit në banesën e Ibrahimit, në lagjen Kalithea në Athinë: një kallashnikov me krehër dhe 300 fishekë, një pistoletë, një granatë dore, 2 uniforma policie, një paruke, lëndë eksplozive dhe detonatorë.

Dy shtetasit shqiptarë akuzohen se mbrëmjen e 12 tetorit 2017 ekzekutuan avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Sipas policisë, ata kishin për qëllim vetëm ta frikësonin, duke e qëlluar në këmbë, mirëpo plumbi e mori në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Bashkë me dy autorët, policia ka implikuar në këtë çështje dhe tre shtetas të tjeërë shqiptarfë, që akltualisht ndodhen në burg për vepra të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy