Tragjedi në Bosnje/ Tetë të rinj humbin jetën nga asfiksia

Tragjedi në Bosnje/ Tetë të rinj humbin jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës, ku tetë të rinj kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Sipas mediave vendase, viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Punonjësi i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, është shprehur se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur këtë ngjarje tragjike.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zie në këtë entitet. Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, u shprehën ngushëllime familjarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy