
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike këtë të mërkurë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Biden e informoi Zelenskyn se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ofrojnë edhe një miliardë dollarë ndihmë për sigurinë, duke përfshirë artilerinë dhe armë të tjera mbrojtëse.
Zbardhja e bisedës u bë me anë të një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Në mesin e pajisjeve ushtarake që do të dërgojë SHBA, do të ketë edhe sisteme të avancuara raketore të cilat Kievi i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme.



