
Brigjet e Atlantikut të Francës kanë regjistruar një rekord të ri të delfinëve të dalë në breg.
Por për aktivistët e të drejtave të kafshëve, ajo që po shohim është vetëm maja e ajsbergut të një masakre delfinësh që është kryer nga peshkimi në zonat e rrezikuara prej vitesh. Dhe koha duket se po mbaron për të shpëtuar popullsinë e gjitarëve në ujërat franceze.
Shkencëtarët nga Observatori Pelagis për gjitarët dhe zogjtë detarë, të lidhur me Universitetin e La Rochelle, numëruan 370 delfinë të ngordhur të gjetur përgjatë Gjirit të Biscay midis 1 dhjetorit dhe 25 janarit.
Pa dyshim, shkaku kryesor i vdekjes që vërehet te delfinët e zakonshëm që gjenden në plazhe gjatë dimrit janë rrjetat e peshkimit. Delfinët ngatërrohen në rrjeta. Kjo ka ndodhur që nga vitet 1990.
Grupi i ruajtjes së detit Sea Shepherd France ka dhënë alarmin e fundit pasi publikoi fotot që tregojnë trupin e një delfini të gjymtuar në një plazh francez në Sables d’Olonne.
Kjo është fytyra më e keqe e peshkimit: pa respekt për të gjallët, pa dashuri për detin që i mban ata.
Ata që e kanë gjymtuar në mënyrë të tmerrshme këtë delfin nuk duhet të lejohen kurrë më të peshkojnë.
Vitin e kaluar, 669 delfinë u gjetën në plazhet franceze, kryesisht nga mesi i dhjetorit deri në fillim të prillit gjatë sezonit të peshkimit të merlucit dhe levrekut.
“Shumica e delfinëve të kapur dhe të liruar mbyten në det dhe trupat e tyre fundosen,” tha Lamya Essemlali, presidente e Sea Shepherd France.
Aktivistët apelojnë që të mbyllen urgjentisht disa zona për anijet e peshkimit në kohë të caktuara.
Sea Shepherd France, i cili vlerëson se shkalla e vërtetë e vdekshmërisë së delfinëve në Bregun Perëndimor mund të jetë 11 mijë nga një popullsi prej 180.000-200.000, së fundmi nisi Operacionin Dolphin Bycatch për të gjashtin vit radhazi për të gjurmuar dhe monitoruar anijet e peshkimit në zonë.
Operatorët po filmojnë delfinët e kapur në rrjeta për të rritur ndërgjegjësimin për vrasjet.
Këshilli Ndërkombëtar për Eksplorimin e Detit, i cili koordinon kërkimet në mjedisin detar të Atlantikut verilindor, i ka kërkuar gjithashtu qeverisë franceze të urdhërojë pezullimin e disa praktikave jo selektive të peshkimit, një masë e kundërshtuar ashpër nga peshkatarët.
Essemlali deklaroi se qëllimi nuk është të ndalohet i gjithë peshkimi, por vetëm në zona të caktuara dhe për një periudhë të caktuara, si dhe të sigurohet që peshkatarët të marrin kompensim financiar për mos peshkimin në zona të mbyllura, duke e cilësuar si zgjidhjen më urgjente.



