
Gjendja dhe kushtet në burgje, pavarësisht nga investimet që janë ndërmarrë, vijon të jetë shqetësuese. Avokatja e Popullit thotë se të drejtat e të burgosurve nuk respektohen, ndërsa konstaton se ka mbipopullim, mungesë ilaçesh dhe nuk zbatohet as ligji për shpërblimin e punës që kryejnë në izolim.



