Gjykata shpalli të pafajshëm Bashën/ Prokuroria e Tiranës apelon vendimin

Gjykata shpalli të pafajshëm Bashën/ Prokuroria e Tiranës apelon vendimin

Dy javë pasi Gjykata e Tiranës pushoi çështjen nga kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të PD-së, Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin që i dha pafajësi liderit demokrat dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të selisë, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin e shpalljes së pafajësisë për skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku është tërhequr dhe ka marrë vendimin për rrëzimin e çështjes disa ditë më parë.  Çështja e "lobimit rus" ndaj tre demokratëve u mbyll në këtë shkallë të gjyqësorit por prokuroria sot ka vendosur ta apelojë këtë vendim. Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Ristanin por edhe Ilir Dervishin akuzoheshin për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Më 13 janar gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”.

Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy