Përplasje me armë zjarri në Athinë, vriten 3 shqiptarë, plagosen dy policë

Përplasje me armë zjarri në Athinë, vriten 3 shqiptarë, plagosen dy policë

Tre shqiptarë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një përplasje me armë zjarri të ndodhur gjatë natës së lënë pas në Athinë, Greqi. Mësohet se dy nga viktimat janë identifikuar si Jani T., dhe Ilia A.

Viktimat u shënuan njëra pas tjetrës teksa gjithçka nisi në zonën e Kato Patisja, ku përplasja e një makine me një motor shkaktoi debatin prej nga nisi kalvari i përplasjeve me armë.

Në debat e sipër pasagjeri që ndodhej në makinën e përfshirë në aksident, me origjinë shqiptare, nxori armën dhe qëlloi drejt drejtuesit të motorit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjithë skena u pa nga babai i drejtuesit të motoçikletës i cili ndodhej në një makinë tip “Benz” aty pranë dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit, duke e vrarë.

Por krahas tij, mbeti i plagosur edhe një shqiptar tjetër nga shkëmbimi i zjarrit, i cili ndodhej po në makinën drejt të cilit u qëlluan plumbat dhe që teksa tentonte të largohej u përplas nga një makinë duke mbetur i plagosur rëndë.

Shqiptari ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Më tej një tjetër shqiptar ka dalë nga makina tip “Benz” prej nga u vra personi që drejtonte motoçikletën. Ai vodhi një makinë nën kërcënimin e armës, ku teksa tentonte të grabiste një pikë karburanti u përplas me policinë.

Por shqiptari mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, çka e çon në tre numrin e viktimave.

Nga shkëmbimi i të shtënave mbetën të plagosur edhe dy policë. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia, teksa siç raportojnë mediat greke, dy nga viktimat rezultojnë me precedentë penalë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy