Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca për masën e sigurisë, për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë, duke bërë që Rjepaj dhe Rrapaj të qëndrojnë në arrest me burg.
Avokatët kanë kërkuar masa më të lehta sigurie, ndërkohë do të jetë gjyqtarja Etleva Deda vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë.
Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, GJKKO caktoi masa sigurie edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Tenderit të Sterilizimit.
GJKKO poashtu la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Saimir Kadiun e Marsela Serjanajn, drejtorë në Ministrinë e Shëndetësisë. GJKKO la në ‘detyrim paraqitje’ zyrtarët e MSH, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini si dhe shefin e Kirurgjisë, Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë.
Ndaj ish zv/ministrit Rrjepaj, SPAK ka ngritur akuzën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj biznesmenit Rrapaj, atë të mashtrimit me pasoja të rënda.
Për aferën e koncensionit 10 vjeçar me vlerë mbi 100 milionë euro u thirr në SPAK në cilësinë e dëshmitarit dje edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili tha se nuk kishte njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ndërkohë, nën hetim, me kërkesë të gjykatës, është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.



