
Në mesin e futbollistëve në Kombëtares shqiptar spikati edhe loja e mesfushorit kuqezi Qazim Laçi.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i ati, Emini, solli emocionet e tij dhe të birit para ndeshjes së parë me Italinë.
Emini, ndau këshillat që ai i dha para ndeshjes të birit, Qazimit.
Me të thënë të drejtën ditën e ndeshjes kisha shumë emocion.
Unë djalit i thashë vetëm të jesh i fortë se lozim me Italinë, një skuadër që nuk është e lehte, çdo gjë luhet në fushë. Meqë jemi nga Dibra, i thashë atë shprehjen ‘Zoti para, ne prapa’, i thashë mos u mërzit.
Kur u fut Qazimi në fushën e lojës, pas ndërrimit, isha afër futbollistëve të njohur, si Roshi, Balaj, ata më njihnin, dhe kisha shumë emocione dhe i thoja nuses ishallah vjen një gol tjetër e barazojmë dhe kur i dha topin Manaj.
Por duhet të jemi shumë të kënaqur me të gjithë çunat, nuk jam specialist futbolli por jam shumë i kënaqur.
Para çdo ndeshje që do bëj Qazimi, mesazhin e fundit ia dërgojë katërt orë para, sepse më pas nuk i dërgoi asgjë, e lë të qetë sepse futbolli ma stres dhe duhet të jetë i qetë dhe ta lej.
Emin Laçi thotë se djemtë tashmë janë të mobilizuar për fitore me Kroacinë.
Pas ndeshjes, flas 1-2 orë me të, vajta dje e takova, unë rri në Dyseldorf, ata rrinë afër Hamburgut, ishte i mërzitur pak por më tha nuk na deshte fati.
Djemtë para ndeshjes me Kroacinë, janë të mobilizuar, të gjithë do të shkojnë për të fituar. Jo se kemi për të humbur diçka, por do të luajmë për fitore.



