Soko: Nëpërmjet rastit të Xhaçkës, Rama dha mesazhin që nuk i ‘lëshon’ njerëzit. I bëri presion grupit parlamentar (VIDEO)

Soko: Nëpërmjet rastit të Xhaçkës, Rama dha mesazhin që nuk i ‘lëshon’ njerëzit. I bëri presion grupit parlamentar (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama e mbrojti Olta Xhaçkën dhe se votimi nga deputetët ishte një teatër që u servir për sytë e publikut.

Duke vijuar më tej, Soko theksoi se Xhaçka bashkë me Ilir Beqjan bën pjesë në rrethin e ngushtë të Ramës dhe për këtë arsye kryeministri është investuar shumë që t’i mbrojë ata.

Sipas Sokos, nëpërmjet këtij rasti, Rama ka dhënë mesazhin që i mbron të tijtë.

Rama nuk e lëshoi Xhaçkën dhe pavarësisht atij teatrit që u servir që do i lëmë deputetët të votojnë vetë. Deputetët nuk votojë vetë. Ka pasur udhëzim politik që Xhaçka do të mbrohet deri në fund.

Rama me udhëzimin e vet politik mbrojti Xhaçkën se është pjesë e grupit të ngushtë të Ramës, hyn te rrethi i ngushtë që rrinë afër Ramës si Agaçi, Beqja. Janë njerëzit e ngushtë që Rama nuk i lëshon. Rama ka një të metë në sy e socialistëve që të lëshon. Socialistët besojnë se Rama të lëshon. Ka lëshuar, Dakon, Ahmetajn.

Në këtë moment që Rama kishte një gurë prove që mund ta mbante, ai donte të jepte mesazhin që ai i mban njerëzit, kjo ishte arsyeja pse i bëri presion grupit parlamentar mos ta lëshonte Xhaçkën.

Te Xhaçka shkohet në dy mënyra, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, e dyta rruga e pandalshme është rruga e SPAK-ut.

Beqja dhe Xhaçka, janë njerëzit e rrethit të ngushtë të Ramës, kanë të njëjtën valencë në sytë e Ramës. Për të dy Rama është angazhuar fort që t’i mbrojë.

SPAK ka arritur të evidentojë që është kryer vepra penale ka marrë përgjegjësit e parë. Përgjegjësit e vijës së parë janë ata punonjësit e Kadastrës, kryetari i bashkisë. Ajo që SPAK duhet të bëjë dhe besoj se po e bën është të kërkojë se kush është pompa e presionit e influencës politike e cila e ka lehtësuar bërjen e kësaj gjësë. Këtu besoj se rrethi i njerëzve do të shkojë përtej kryetarit të bashkisë që nuk e bëri për shpirt të babës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy