Buxhuku: Inflacioni në produktet e shportës mbi dyfishin e mesatares! Ndikon rënia e prodhimit bujqësor e industrial

Buxhuku: Inflacioni në produktet e shportës mbi dyfishin e mesatares! Ndikon rënia e prodhimit bujqësor e industrial

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku tha në “Mcn Economy” se problemi më i madh është inflacioni në produktet e shportës, i cili është mbi dyfishin e inflacionit mesatar mujor. Buxhku vë në dukje se arsyeja e rritjes së çmimeve është rënia e prodhimit bujqësor dhe industrial të vendit. 

S’është problemi te fakti sa është rritur inflacioni, pasi në total për qershorin kemi 2,4 për qind, ndërkohë që vitin e kaluar ka qenë 2,1, janë shifra brenda normave. Problemi është nëse 2,4 për qindshin fillojmë ta zbërthejmë. Sepse brenda inflacionit futen produkte jetike, bazike për popullatën. Për produktet ushqimore inflacioni ishte të paktën dyfishi. 5-6 për qind është inflacioni i shportës bazike, që është më i ndjeshmi për popullatën, është mbi dyfishin e inflacionit mesatar mujor. Nëse do vlerësonim vetëm inflacionin 2,4 për qind do thoshim që jemi aty aty. Inflacioni për shportën është dyfishi. Emrin kjo e ka në rënien e prodhimit industrial dhe bujqësor të vendit. Diferencën e bëjnë mallrat që vijnë nga importi. Nëse do shikojmë që vitet e fundit industria ka rënë me 5-7 për qind, disa vite rresht, dhe bujqësia ka rënë po me të njëjtat shifra, 3-5 për qind në vite, kjo shpjegon faktin që prodhimi vendor që ka Shqipëria është i pamjaftueshëm. Po importove natyrisht që çmimet janë në rritje. S’ke prodhim të brendshëm industrial, bujqësor, ke kërkesë sepse të rriten flukset e konsumatorëve, dhe turistët, kjo shpjegon edhe rritjen e çmimeve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy