Tubimi fetar në Indi/ Shkon në 121 numri i viktimave, shumica gra dhe fëmijë

Tubimi fetar në Indi/ Shkon në 121 numri i viktimave, shumica gra dhe fëmijë

Të paktën 121 persona mbeten viktima dhe 80 të tjerë u plagosën pas një kaosi të krijuar gjatë një tubimi fetar në Indi.

Sipas autoriteteve indiane është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi panikun tek qytetarët të cilët vrapuan të largoheshin duke shtypur njeri-tjetrin veçanërisht gra dhe fëmijë.

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë edhe vapa dhe temperaturat e larta në tendën e improvizuar të cilat kanë detyruar largimin me nxitim të besimtarëve. 

Ndërkohë përfaqësuesit e policisë shtuan se ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme në Indi veçanërisht gjatë tubimeve të ndryshme fetare të cilat mbahen në hapësira të kufizuara dhe shpesh pa asnjë masë sigurie duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas një oficeri policie organizatorët kishin kërkuar leje për pritjen e rreth 5 mijë njerëzve por pjesëmarrja rezulton shumë më e lartë me rreth 15 mijë besimtarë.

Çadra ku u mbajt tubimi fetar

Pas ngjarjes së rëndë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Narendra Modi i cili u përcolli ngushëllimet të gjithë të afërmve të viktimave si dhe siguroi të lënduarit se po bëhet e pamundur për t’ju ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme.

Ndërsa kreu i rajonit të Uttar Pradeh,  Yogi Adityanath e cilësoi ngjarjen një pikëllim për zemrat e indianëve për të cilën autoritetet po kryejnë hetimet. Ndërsa, të tjerë ligjvënës e cilësuan ngjarjen e rëndë dhe një dështim të shtetit indian.

Kjo e ngjarje e fundit vjen pas asaj te vitit 2013 ku rreth 115 pelegrinë humbën jetën në një situatë të ngjashme teksa merrnin pjesë në një festival hindu.

Pantofla të shpërndara jashtë vendit të ngjarjes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy