Izraeli bombardime drejt selisë së Nasrallah në Liban (VIDEO)

Izraeli bombardime drejt selisë së Nasrallah në Liban (VIDEO)

Pak orë pas fjalimit të Benjamin Netanyahut në OKB, ku kryeministri izraelit refuzoi çdo armëpushim dhe tregoi se do të vazhdonte luftën e tij vrastare në Liban, forcat ajrore izraelite goditën dhunshëm periferitë jugore nga Bejruti.

Sipas ushtrisë izraelite, bombardimet kishin në shënjestër selinë e Hezbollahut në periferinë jugore të qytetit, pranë spitalit Rasoul al-Aazam, pranë aeroportit të Bejrutit.

Në një deklaratë, ushtria izraelite pretendon se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte i pranishëm në momentin e shpërthimit dhe se ai ishte objektivi kryesor i sulmit.

Ushtria izraelite, IDF, përdori municione të fuqishme anti-bunker, të afta për të goditur objektivat në thellësi, në ndërtesat e banimit.

Imazhet nga vendi i bombardimeve japin një pamje të rëndë të shkallës së shkatërrimit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Nasrallah është mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime nga sulmi.

Që nga lufta e vitit 2006, periferitë jugore të Bejrutit nuk kanë pësuar kurrë një sulm kaq brutal nga ushtria izraelite, e cila tashmë e ka goditur qytetin disa herë këtë javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy