
Kristina Jaha vajza shqiptare nga Anglia në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” ka treguar të gjithë historinë e saj të trishtë kur zbuloi në muajin e katërt të shtatzënisë se foshnjës i kishin pushuar rrahjet e zemrës.
Ajo tregon se ishte një kontroll rutinë kur doktori i zbuloi lajmin e trishtë edhe pse shprehet se kishte një parandjenjë të keqe se diçka nuk po shkonte mirë.
Kristina tha se ka qenë një dhimbje e madhe pasi e donte shumë një fëmijë të dytë, por Zoti dhe djali im 3 vjeç kanë qenë forca ime më e madhe për të përballuar gjithçka.

Jam nëna e një djali 3 vjeç dhe e dëshiroja shumë dhe një fëmijë të dytë. Në shtatzëninë të dytë kisha ato frikërat e mia sepse te një nënë ekzistojnë gjithmonë. E kisha një parandjenjë brenda vetes që diçka nuk po shkonte siç duhej. Në shtatzëni kam pasur shumë periudhë të keqe, me lodhje, s’kisha oreks, kam humbur 8 kile gjatë shtatzënisë, por në vizitën e 3 mujorit gjithçka ishte ok, dhe pse shtatzënia po merrte për keq me të vjella.
Sapo bëra 16 javëshe lash një takim në privat dhe ngaqë nuk doja të zbuloja gjininë e bebit se doja të bëja festën për gjininë i thash doktorit që mos ma trego. Kur bëra vizitën ai më tha bebi është më i vogël nga parametrat për moshën e shtatzënisë, dhe pastaj më tha që më vjen keq por bebi nuk ka rrahje. U shokuam, ishte një dështim i heshtur. Fatmirësisht mua nuk më shkaktoi gjë përveçse trupi ishte mbushur me shumë ujëra.
Nuk e besoja dot. Kemi hyrë në makinë dhe na kaploi një heshtje totale nuk kishim fjalë për të folur me bashkëshortin. Ishim të shokuar, kam marrë shoqen time e cila do merrej me përgatitjet e festës së bebit dhe kur i kam treguar. Gjeta forcën për ta lindur vetë foshnjën edhe pse e dija që nuk ishte gjallë, por ishte forca e Zotit ajo që më bëri të përballoj gjithçka.
Djali është akoma i vogël 3 vjeç dhe e ka harruar, por ka qenë gjithë forca ime për të përballuar gjithë këtë dhimbje sytë e tij dhe e qeshura e tij ishin ato që më dhanë forcën për tu ngritur në këmbë. Realizova sërish sertin e fotove me ekon e bebit tim.
Partneri im ka qenë shumë mbështetës në atë që kam bërë. Mendova pavarësisht se nuk lindi doja të kisha kujtimin e fundit nga foshnja. Fillimisht e kam publikuar si histori në datën 8 mars ditën e gruas dhe kam marrë komente dhe histori nga më të jashtëzakonshmet.



