Malaj: Kina nuk vë kushte si BE, por shet kredi. Mos kushtëzimi në funksion të gjeostrategjisë, një nga rreziqet kryesore

Malaj: Kina nuk vë kushte si BE, por shet kredi. Mos kushtëzimi në funksion të gjeostrategjisë, një nga rreziqet kryesore

Ish-ministri i Financave Arben Malaj konsideroi si një nga rreziqet kryesore të investimeve kineze mungesën e kushtëzimit në funksion të gjeostrategjisë për t’u futur në një shtet, dhe për të krijuar komunitete kineze. Duke folur në "MCN Economy" Malaj solli shembullin e Malit të Zi, që ka vendosur peng një nga portet e tij. Malaj tha se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të kësaj natyre, edhe sikur të ishin grante, sepse paraja e lirë e përdorur keq, është mallkim për një vend dhe jo një mundësi zhvillimi. Ish-ministri tha se nuk duhet të bëjmë garë kush thith më shumë fonde nga projektet kineze, por nga fondet e BE-së. 

E para që biem dakord të gjithë është që Kina është një fuqi e madhe ekonomike dhe është në rritje. Megjithëse duhet të kemi parasysh që ritmet e rritjes së Kinës janë zvogëluar, nga ato që kishim parë me 10-11 për qind, e dyta Kina po preket nga kostot demografike si dhe vendet e tjera në perëndim, që do jetë kosto e madhe për buxhetin dhe për të ushqyer rritjen ekonomike. E treta, Kina po mbingarkohet me borxhe për projektin për ringjalljen e Rrugës së Mëndafshit. Ajo që është specifike te Kina është fakti që ajo nuk vë kushte si BE, lidhur me shtetin ligjor, balanca e pushteteve, zhvillimet ekonomike, ambientet, biznesin. Ajo shtet kredi. Mos kushtëzimi mbështet në funksion të gjeostrategjisë së saj për t’u futur në çdo shtet dhe për të krijuar atje komunitetet kineze, është një nga rreziqet kryesore, sepse edhe shenjat për korrupsion kanë qenë të larta. Rasti i Malit të Zi, një projekt 45 km, fillimisht 1 miliard dhe pastaj 2 miliardë, një vlerë e papërballueshme nga buxheti i Malit të Zi. Ajo që ka bërë Kina ndryshe nga bankat e tjera të zhvillimit që ne kemi punuar, është që asgjë nuk është falas, kredia duket me kushte të buta, i ka elementët jo pozitiv në detajet e saj, por ka ndodhur diçka e paimagjinueshme Mali i Zi një vend i NATO-s, ka vënë peng një nga portet e tij. Kjo e vuri përballë dilemës BE-në që t’i afronte një zgjidhje. Kina është pjesë e grupit BRIKS, që duan të bashkohen, të kenë një bankë, një monedhë, dhe të jenë blloku më i madh në botë. 

Desha të theksoj se partneri ynë tregtar dhe strategjik janë në Amerikë në politikë, dhe partneri ekonomik është në Europë. Unë kam pasur rastin të negocioj me qeverinë kineze, dhe dua të tregoj sa ata e kanë të kushtëzuar mbështetjen e tyre, gjë që e bën të vështirë për ta respektuar. Kina ka lehtësuar financimet për diktatorët në disa vende, pa asnjë kusht, vetëm duke u marrë peng pasuritë e tyre natyrore. Shumë nga vendet afrikane ndjejnë kostot e vendimeve të gabuara që kanë bëjnë. Shqipëria nuk ka nevojë për investime të kësaj natyre, edhe sikur të ishin grante, sepse paraja e lirë e përdorur keq, është mallkim për një vend dhe jo një mundësi zhvillimi. Nuk ka pasur asnjë vështirësi për biznesin privat kinez që të futet në ekonomi, ne e kemi parë në aeroport një sektor strategjik, e shikojmë që është në naftë, një sektor strategjik. E gjitha ankesa që vjen, vjen për projekte që nuk kemi thithur që ofrohen nga qeveria kineze me kushtet e përcaktuara nga ata. Këtu qëndrimi i qeverisë shqiptare duhet mbështetur. Nuk duhet të bëjmë garë kush thith më shumë fonde nga projektet kineze. Të bëjmë garë për të rritur aftësinë absorbuese nga fondet e BE, ku paketa e fundit është 30 miliardë dollarë. Ne nuk vuajmë nga fondet në dispozicion, vuajmë nga mungesa ekspertëve që duhet t’i shkruajnë projektet, duhet t’i bëjnë fituese dhe duhen implementuar me përgjegjësi të madhe”.

"Ka më shumë se 10 vjet që FMN dhe BB e këshillojnë Kinën të shkojnë në një model të ri zhvillimi. Kina dhe Gjermania mbështeten te eksportet. Këshilla ka qenë që të fokusohen te konsumi i brendshëm. Ato që eksportojmë ne janë të goditshme nga konjuktura e tregut. Eksportet tona janë më shumë të goditura, sepse importet e tyre që janë të shumëllojshme”, shtoi ai.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy