Covid në vend/ 846 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë

Covid në vend/ 846 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë

Sërish shifra të larta në vend si pasojë e infektimit me Covid. 


Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 846 raste të reja pozitive me koronavirus nga 2.308 tamponë të kryer.

Numri i viktimave, raportohet gjithashtu i lartë, me një bilanc prej 19 personash të cilët kanë humbur betejën me Covid. 
 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore     846
Të shëruar ne 24 orë   312
Të shtruar në spitale        469

Humbje jete në 24 orë  19
Testime ditore              2.308

Testime totale           201.634
Raste pozitive               42.148
Raste të shëruara     21.286
Raste Aktive          19.973
Humbje jete            889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680
Durrës  1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy