Çmimi Nobel për paqen i jepet presidentit të Kolumbisë

Çmimi Nobel për paqen i jepet presidentit të Kolumbisë

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2016  i është dhënë presidentit kolumbian Juan Manuel Santos për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës civile të gjatë të Kolumbisë me grupin gueril FARC. Emrat e të nominuarve janë mbajtur sekret për 50 vjet. Megjithatë kjo nuk i ndalon njerëzit për të bërë nominimet e tyre publike, dhe disa prej të nominuarve të këtij viti thuhet se ishin Grupet e  kërkimit dhe shpëtimit në Siri, të quajtur ndryshe “Helmetat e bardha”, kancelarja gjermane Angela Merkel, Papa Francesku dhe banorët e ishulit grek Lesbos për ndihmën dhënë refugjatëve që vinin nga Siria. Këtë vit ka pasur 376 kandidatë për çmimin e paqes, numri më i madh i diskutuar ndonjëherë. I nominuar mund të bëhet çdo person që nuk është zyrtar i qeverisë, anëtar i gjykatës ndërkombëtare, profesor universiteti, laureat i kaluar ose ish anëtar apo i pranishëm në komitetin norvegjez të dhënies së çmimit të paqes. Shumë kishin vendosur baste e tyre për Papa Françeskun apo kancelaren gjermane Angela Merkel për çmimin e dhënë në vitin 2015. Por në fund, çmimi shkoi në Tunizi për Kuartetin e Dialogut Kombëtar - një grup i përkushtuar për nxitjen e dialogut në mes të pjesëve të ndryshëm të shoqërisë tuniziane, sidomos në prag të Revolucionit të botë të vitit 2011. Shumë ishin të tronditur me shpejtësinë me të cilën Presidenti amerikan Barack Obama fitoi çmimin në vitin 2009 - më pak se një vit pas marrjes së detyrës, dhe i nominuar vetëm 12 ditë pasi ai u bë udhëheqës. "Ai nuk ka pasur kohë për të bërë ende asgjë", deklaroi fituesi i vitit 1983 - udhëheqësi polak anti-komunist Lech Walesa. Ndërkohë, në 2001 laureat ishte ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan, i cili e quajti zgjedhjen e tij  "të papritur, por të frymëzuar". Nxënësja nga Pakistani Malala Yousafzay ishtevetëm 17 vjeç kur ajo fitoi çmimin në vitin 2014, së bashku me aktivisten indiane Kailash Satyarthi, për punën e tyre promovimin e edukimit të fëmijëve. Yousafzai mori vëmendjen globale, pasi ajo u qëllua në kokë nga talibanët në vitin 2012 për përpjekjet e saj për të promovuar edukimin e vajzave në Pakistan. Ndërsa, Adolf Hitler është dominuar për këtë çmim pas Holokaustit për çmimin Nobel të Paqes në vitin 1939 nga një anëtar i parlamentit suedez, E. G. C. Brandt. Por Brandt nuk synoi që nominimi të merrej seriozisht, sipas Fondacionit Nobel. "Ai ishte një antifashist i përkushtuar dhe kishte për qëllim që me këtë nominim t’i bënte një kritike satirike debatit politik të asaj kohe në Suedi," shpjegoi Fondacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy