
Ne jemi dëshmitarë të masakrës më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti. Ne jemi dëshmitarë të një krize humanitare në Gaza.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti amerikan Joe Biden duke folur në Uashington, gjatë një darke për fushatën në kuadër të të drejtave të njeriut.
Shumica e njerëzve që jetojnë në Gaza, shtoi ai, janë “familje të pafajshme palestineze, të cilat nuk duan të kenë të bëjnë me Hamasin”.
Biden përsëriti më pas mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe informoi Benjamin Netanyahun për mbështetjen ushtarake të SHBA-së dhe përsëriti paralajmërimin e tij kundër kujtdo që kërkon të zgjerojë konfliktin.



