Skandali me dosjen “5D”/ Alimehmeti: Veliaj në “vdekje klinike” politike. Drejtorë të tjerë po japin dorëheqjen

Skandali me dosjen “5D”/ Alimehmeti: Veliaj në “vdekje klinike” politike. Drejtorë të tjerë po japin dorëheqjen

Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës Ilir Alimehmeti tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv  se Erion Veliaj është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, ose në “një vdekje klinike” politike. Alimehmeti theksoi që Veliaj duhet të jepte urgjentisht llogari në Këshillin Bashkiak, ndërsa shtoi se tashmë po japin dorëheqjen drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Ai paralajmëroi se në këtë pranverë do ketë zhvillime në lidhje me këtë rast, por pa dhënë detaje.

Një akt fëminor për një aferë madhore si kjo që po hetojnë organet kompetente. Në një sjellje fëminore, ai fton fëmijë të mitur, ndërkohë që ka një detyrë juridike, ka një këshill ku duhet të japë llogari. Ai mendon se kështu zgjidhet me një bisedë fëminore. Kryeqyteti s’është një organizatë e thjeshtë, s’është një shkollë. Nëse është i implikuar drejtori, hiqet drejtori. Të gjitha këto dëme janë bërë në lidershipin e këtij personi, s’janë bërë rastësisht. Nëse dikush nën lidershipin tënd e bëka në mënyrë të pavarur, minimalisht s’ke bërë detyrën tënde. Ne e kemi toleruar, ka pasur një gjendje shëndetësore problematike. Por duhet të kishte thirrur Këshillin Bashkiak dhe të jepte llogari aty. Përveç protestës nesër në 11:00 para bashkisë, do jetë kërkesë edhe për një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak. Kjo duhet të vinte së pari nga këshilltari i PS. Përderisa ky qenka kaq i aftë, në gjendje fizike, sa të dalë dhe të bëjë show....por është fëminor, është fasadë.

E kupton që është në grahmat e fundit dhe në vdekje klinike. Po japin dorëheqjen drejtorë të tjerë që ndoshta s’janë të implikuar. Është dëm buxheti, është dëm në mungesë shërbimesh, dëm financiar dhe dëm moral. Ka ndjekur aty te niveli i gjimnazistit thotë ‘kush punon gabon’! Tre palë zgjedhje ka bërë Veliaj po te 160 mijë vota është, edhe ato nuk dihet si i ka marrë. Minimalisht Veliaj është i paaftë. Si të votoj një person të paaftë?! Do t’u thoja atyre prindërve të fëmijëve të mitur, kujdes ku i çoni ata fëmijë, se nuk është njeri i besuar ky, dhe mos përdorni fëmijët, sepse nuk është e pranueshme nga ana morale. PS nuk i bën pyetjet Veliajt, sepse është e implikuar vet. Dorëheqja është opsion kur ke përballë një burrë, një njeri me moral dhe taban, kur s’e ke s’është opsion. Do ta vlerësoja nga pikëpamja morale nëse do ta bënte, por nuk ndodh kjo. Ka qenë direkt i mbështetur nga qeveria. Investimi më i madh i qeverisë është Bashkia e Tiranës. Ke në Këshillin Bashkiak zv.ministra. Nuk është i izoluar, përfshin edhe të tjerë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy