Ismail Kadare, mes finalistëve për çmimin Neustadt International për Letërsinë

Ismail Kadare, mes finalistëve për çmimin Neustadt International për Letërsinë

Ismail Kadare është mes finalistëve pretendentë për çmimin Neustadt International për Letërsinë. Kadare është nominuar nga Kapka Kassabova për romanin “Prilli i thyer”.

Proza e Kadaresë vlerësohet për ekonominë, poezinë dhe eksplorimin e pashembullt të kulturës së tiranisë. Puna e tij është një testament monumental për vëzhgimin e tij sipas të cilit "shkrimtari është armiku i natyrshëm i diktaturës". Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005, ai u nderua me çmimin inaugurues “Man Booker International” për "një tërësi veprash të shkruar nga një autor që ka patur ndikim të vërtetë global". Ai ka marrë edhe çmimin “Princi i Asturiasit” në Spanjë (2009) dhe Çmimin e Jeruzalemit për Lirinë e Individit në Shoqëri (2015)”, thuhet në përshkrimin që i është dedikuar Kadaresë.

Për çmimin e vitit 2019 janë nominuar 9 shkrimtarë: Emmanuel Carrère (Paris), Jorie Graham (e lindur në Itali por jeton në SHBA prej vitit 1968), Jessica Hagedorn (e lindur në Filipine, jeton në SHBA), Eduardo Halfon (lindur në Guatemalë, jeton në SHBA), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laâbi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (SHBA).

Çmimi Ndërkombëtar Neustadt në Letërsi është themeluar për herë të parë në vitin 1969 nga Ivar Ivask, botues i “Books Abroad” në SHBA.

Është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara dhe është të paktat gara në të cilën poetët, romancierët dhe dramaturgët nominohen në mënyrë të barabartë.

Çmimi sponsorizohet nga Universiteti i Oklahomës dhe World Literature Today, në vlerën 50 mijë dollarë.

Kandidatët përzgjidhen nga një juri prej të paktën 7 anëtarësh. Përzgjedhja nuk kufizohet në zona gjeografike, gjuhë apo zhanre të letërsisë.  

Këtë çmim e kanë marrë shkrimtarë si Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, Tomas Transtromer, Czeslaw Milosz etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy