
Parlamanti nis sot pasdite sesionin e ri. Në seancën e parë që do të mbahet në orën 18:00 do të miratohet programi dhe kalendari i punës.
Po ashtu, pritet shqyrtimi i dekreteve të presidentit, i cili javët e fundit ka kthyer për rishqyrtim një seri ligjesh, kryesisht marrëveshje financiare për investime infrastrukturore.
“Ligjin për Akademinë e Shkencave”, ligjin për miratimin e kontratës Koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën “koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren”.
Gjithashtu, kreu i shtetit i riktheu në korrik Kuvendit edhe ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Meta ka refuzuar gjithashtu edhe ligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit, ndërkohë që rinisja e debatit parlamentar do të aktivizojë edhe komisionin hetimor për shkarkimin e tij.
Në Parlament, debati do të zhvillohet mes të ashtuquajturës opozita e re dhe maxhorancës, ndërkohë opozita jashtëparlamentare ka njoftuar se do t’u rikthehet protestave.



