
TemA TV në bashkëpunim me Cineplexx, sjell për publikun e gjerë filmin “Ghostbusters”.
Filmi “Ghostbusters” është rikthyer pas 27 vitesh. Ndryshe nga dy filmat e parë, kësaj rradhe ai vjen në një këndveshtrim tjetër, tërësisht komik, duke përbërë kështu një ndryshim nga zhanri i filmave të mëparshëm.
Ndjekëset e fantazmave do të jenë femra, ndryshim tjetër ky, i cili ngjalli shumë polemika. Me regji të Paul Feig dhe kastën e aktoreve mjaft të pëlqyer si Melissa McCarthy, Kristen Wiig, Zach Woods, Chris Hemsworth filmi pritet të ketë doza humori në çdo skenë të tij.
Filmi nis të shfaqet nga data 28 Korrik në Cineplexx. Për oraret dhe rezervimet si gjithmonë shikoni www.cineplexx.al



