Qindra banorë të Himarës, peticion Gjykatës Kushtetuese: Të gjykohet sa më parë çështja “Beleri”! Komunitetit i është bërë padrejtësi

Qindra banorë të Himarës, peticion Gjykatës Kushtetuese: Të gjykohet sa më parë çështja “Beleri”! Komunitetit i është bërë padrejtësi

197 banorë të bashkisë së Himarës i janë drejtuar përmes një peticioni Gjykatës Kushtetuese , ku kërkojnë gjykimin sa më parë të çështjes “Beleri”. 

Ata shprehen se si votues dhe njëkohësisht edhe si banorë të Himarës, “kërkojnë që të vendoset në vend një padrejtësi që i është bërë komunitetit, duke u arrestuar kryetari të cilin ata e zgjodhën dhe e mbështetën me vote”.

Banorët i kërkojnë gjykatës kushtetuese që edhe bashkia e Himarës të kthehet në normalitet si çdo bashki tjetër e vendit, dhe të ushtrojë në të detyrën personi i cili doli fitues i kësaj bashkie me votat e banorëve të zonës. Ata theksojnë se zgjatja në kohë e cështjes vendos në dyshim demokracinë, dhe mbi të gjitha vullnetin e një komuniteti.

Peticioni mbyllet duke u kërkuar gjyqtarëve të Kushtetueses që “të dëgjohet fjala e popullit dhe Kushtetuta”.  

Kujtjojmë që në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ka kërkuar leje për t’u betuar.

Beleri apeloi vendimin e Shkallës së Parë, që e rrëzoi kërkesën e tij. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit pas dyshimeve për korrupsion zgjedhor.

Deri më sot ai s'ka mundur të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës, pasi nuk ka marrë leje për betimin nga gjykata. 

Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy