Erald Çinari e mbyll me Partizanin, sulmuesi prezantohet në Turqi

Erald Çinari e mbyll me Partizanin, sulmuesi prezantohet në Turqi

Erald Çinari largohet zyrtarisht nga skuadra e Partizanit. Sulmuesi shkodran është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra turke e Samsunspor.

Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar transferimin e sulmuesit, duke zbuluar edhe detajet e kontratës. Çinari ka firmosur për 3 vite me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër. Partizani nga ana tjetër nuk fiton asgjë nga ky transferim i lojtarit, pasi kujtojmë se Çinarit i kishte përfunduar kontrata me të kuqtë në fund të sezonit që lamë pas.

Sulmuesi 24-vjeçar do të provojë kështu aventurën e parë jashtë Shqipërisë, pasi më parë ka luajtur vetëm për Vllazninë dhe Partizanin në vendin tonë. Shumë shpejt lojtari do të vihet nën urdhrat e trajneri te skuadra e re, ku shpreson të tregojë paraqitje të mira dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy