
Agresioni rus në Ukrainë ka vënë në lëvizje qeveritë e vendeve evropiane, të cilat i kanë kërkuar qeverisë amerikane dhe kontraktorëve të mbrojtjes një listë armësh, duke përfshirë drone, raketa dhe anti-raketa.
“Reuters” raporton se Gjermania është pranë një marrëveshjeje për 35 avionë luftarakë “Lockheed Martin Corp LMT.N F-35”, dhe ka kërkuar sisteme për t'u mbrojtur kundër raketave balistike.
Ndërkohë, Polonia dëshiron urgjentisht të blejë sisteme të sofistikuara të dronëve Reaper nga Shtetet e Bashkuara, tha këtë javë një zyrtar i qeverisë polake.
Kërkesa po vijnë gjithashtu nga vende të tjera në Evropën Lindore, ku aleatët janë të prirur të blejnë armatim që Ukraina i ka përdorur me sukses kundër forcave ruse, duke përfshirë raketat anti-ajrore Stinger dhe raketat antitank Javelin.
Kërkesat vijnë në një kohë kur disa vende evropiane si Gjermania, Suedia dhe Danimarka po rrisin ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes.



