Mijëra njerëz u mblodhën në rrugën Begin në Tel Aviv, jashtë selisë së IDF-së (ushtrisë izraelite), për të kërkuar, siç kanë bërë prej javësh tashmë, një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Lajmi raportohet nga Times of Israel.
Organizatorët presin që rreth 400,000 njerëz të marrin pjesë në tubim.
Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar për javë të tëra për të nxitur një marrëveshje, veçanërisht pasi ushtria njoftoi se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve të ekzekutuar nga Hamasi vetëm disa ditë më parë.



