OBSH: Pandemia larg përfundimit (VIDEO)

OBSH: Pandemia larg përfundimit (VIDEO)

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia e COVID-19.

“Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin Botëror të Shëndetit në Berlin.

Sipas tij është në duart e njerëzimit për t’i dhënë fund pandemisë.

“Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë”, tha ai, duke shtuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.

Kreu i OBSH-së sërish përsëriti thirrjen për shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër COVID-19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy