
Ish-presidenti i SHBA-ve George W Bush lëshoi një deklaratë të mërkurën duke kujtuar ish Sekretarin e tij të Mbrojtjes Donald Rumsfeld i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Bush e cilësoi Rumsfeld si një anëtar të kabinetit “me humor të mirë dhe zemër të madhe” dhe një njeri i interesuar për mirëqenien e ushtarakëve amerikanë.
"Në mëngjesin e 11 shtatorit 2001, Donald Rumsfeld vrapoi drejt zjarrit në Pentagon për të ndihmuar të plagosurit dhe për t’u siguruar mbi sigurinë e të mbijetuarve," tha Bush.
"Për pesë vitet e ardhshme, ai ishte në shërbim të qëndrueshëm si sekretar i Mbrojtjes gjatë kohës së luftës - një detyrë që ai e kreu me shkathtësi dhe nder."
Bush dhe Rumsfeld panë sukses pasi SH.B.A. hyri në luftë me Afganistanin pas sulmeve të 11 shtatorit në New York City dhe Pentagon.
Por këto sollën dhe pengesa vite më vonë, një luftë me Irakun e cila erdhi si shkak e një inteligjence të gabuar dhe reagimi ndërkombëtar për përdorimin e torturave nga SH.B.A. dhe vrasjet e kryera nga ushtarët ndaj civilëve irakiane.
Rumsfeld tha se lufta me Irakun erdhi pasi Presidenti i atëhershëm irakian Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë.
"Nuk mund t'ju them nëse përdorimi i forcës në Irak sot do të zgjasë pesë ditë, pesë javë apo pesë muaj, por sigurisht që nuk do të zgjasë më shumë se kaq," tha Rumsfeld në një intervistë në 2002.
Oliver Willis, një redaktor në The American Independent, tërhoqi vëmendjen për këtë dhe një citim tjetër rreth programit të pretenduar të armëve bërthamore të Huseinit , i përdorur për të justifikuar luftën.
Lufta zgjati nga marsi 2003 deri në dhjetor 2011, kur Presidenti i atëhershëm Barak Obama i dha fund konfliktit, por megjithatë ajo rinisi në 2017.
Luftërat në Irak vranë qindra mijëra, përfshirë dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve civile irakiane është ende i panjohur.



