Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Fier, ku gjetën vdekjen në vend Ermira Arapi dhe Drini Dervini.
Nga grupi hetimor dyshohet se një shtatëzani e mundshme e 29-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me 31-vjeçarin po të martuar ishte dhe shkaku i tragjedisë së djeshme.
Por nga informacionet të tjera viktimat rezulton se janë nisur nga Fieri në drejtim të Darëzezës, që është edhe zonë bregdetare. Dyshohet që mes tyre gjatë udhëtimit ka pasur debate pas kërkesës së 29vjeçares Ermira Dushi për t’u ndarë, por kjo nuk është pranuar nga ana e tij, shkruan “Panorama”.
Bashkëshorti i saj, A. Dushi, është emigrant në Greqi prej disa vitesh. Ai ka marrë edhe vajzën e mitur bashkë me prindërit, pasi këta të fundit përfitonin pensionin në këtë shtet.
Ndërsa Ermira jetonte me kunatën e saj (motrën e bashkëshortit) në një banesë në lagjen “Çlirim” të Fierit. Fqinjë të saj u shprehën dje se ajo dilte çdo ditë në qytet, pasi punonte si shitëse në një dyqan perdesh në qendër të Fierit. Aty mendohet të jetë njohur edhe me 32-vjeçarin, i cili, sipas të dhënave, kishte një biznes me bojëra.



