Tërmeti/ Ministri grek Dendias: Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyre Shqipërinë

Tërmeti/ Ministri grek Dendias: Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyre Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, pas tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën, duke shkaktuar rreth 21 viktima deri më tani.

Minsitri i Jashtëm grek Nikolaos Dendias, i cili u shpreh se Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyrë Shqipërinë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

"Ju falenderoj që më pritët, e di që janë çaste të vështira, kam ardhur këtu me kërkesë të kryeministrit për t'ju përcjellë ngushëllimet e popullit grek dhe për të ofruar ndihmesën tonë në ketë kohë nevoje. Fatkeqësisht Greqia ka një përvojë të gjatë nga tërmetet dhe ndërkaq dy ekipe të mbrojtjes dhe civil janë këtu për t'ju ndihmuar. Jemi gati t'ju ndihmojmë për çfarë do që të keni nevojë. Më lejoni t'ju shpreh ngushëllimet e popullit shqiptar", tha Dendias.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit Ilir Meta, tha se kjo është një situatë e jashtëzakonshme.

"Ky tërmet është mjaft tronditës dhe mjaft tragjik dhe ky rrezik do t'i shërbejë sensibilizimit të më tejshëm të BE që ta përballojmë këtë situatë ta jashtëzakonshme që të reduktojmë maksimalisht pasojat në humbje njerëzish, por edhe dëmeve materiale", përfundoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy