Gazetarja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se edhe organizatorët e protestës së 21 janarit do duhet të pyetën në SPAK.
Duke vijuar më tej, Llabani theksoi se Ndrea Prendi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë dëshmitarët kryesorë me të cilët që do të nisë ky proces.

Është përpjekje gati 5 vjeçare e prokurorisë në lidhje me faktimin e provës kryesore, që është arma që pretendohet se ka qëlluar mbi 4 protestuesit.
Ajo që ka në dorë prokuroria e Tiranës është një përgjigje nga laboratori kriminalistik i Romës dhe përgjigja pozitive që ka ardhur që po e kemi identifikuar gëzhojën, një gjysmë gëzhojë dhe jemi dukë kërkuar armën nga e cila pretendohet se dalë ky fishek.
Ka informacione nga procesi i parë, për dy nga protestuesit që tyta e armës është ndryshuar në momentet e fundit para se të bëhej sekuestrimi nga ana e prokurorisë. Në këtë proces që Gjykata e Lartë ka urdhëruar SPAK të nisë procedim për dy nga viktimat. Ka pasur dhe një element tjetër, pengimi i hetimeve që çoi në këtë kalvar 13-vjeçar.
Procesi ka konotacion politik. Në këtë proces të ri të SPAK-ut duhet të pyetën dhe organizatorët, kush ishin ata që i nisën këta njerëz në shesh, a i pajisën me armë, a janë organizatorët përgjegjës për viktimat. Ndrea Prendi, Basha dhe Berisha do të jenë dëshmitarët kryesorë me të cilët që do të nisë ky proces.
Ky audio-përgjimi që është emetuar që mund të jetë provë thelbësore, duhet kohë të vërtetohet se është interceptim telefonik. Nuk kemi të bëjmë me një komunikim radio të regjistruar nga një celular. Duhet parë celulari që ka regjistrua bisedën ku flitet se Berisha ka urdhëruar Prendin: Qëlloni mbi turmën se po cenojnë jetën tonë!



