Grabitja e Nazmi Çangut në Nikel/ Arrestohet Sajmir Kuçi, në kërkim kreu i grupit kriminal (VIDEO)

Grabitja e Nazmi Çangut në Nikel/ Arrestohet Sajmir Kuçi, në kërkim kreu i grupit kriminal (VIDEO)

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krujës, pas operacionit të kryer mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se ka zbardhur vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Nazmi Çangu në Nikël.

Operacioni policor i koduar “Kasaforta”, u shtri në qarkun e Tiranës dhe pati kontrolle në disa banesa.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi.

Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Njoftimi i policisë Krujë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e një shume parash në banesën e shtetasit Nazmi Çangu.

 Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”, për dokumentimin ligjor, kapjen dhe ndalimin e personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi. Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qendror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Banesa e biznesmenit në Nikël të Krujës, Nazmi Çangu, u grabit më 23 tetor.

Ai në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se është torturuar nga 10 persona me maska, të cilët kanë kryer grabitjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy