Emigracioni, sfida e bashkimit europian. Ligje më të ashpra për azilkërkuesit në 2024

Emigracioni, sfida e bashkimit europian. Ligje më të ashpra për azilkërkuesit në 2024

Emigracioni i paligjshëm do të jetë sfida më e madhe e vendeve anëtare të Bashkimit Europian në gjysmën e parë të vitit 2024 e cila pritet të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve për parlamentin europian që do të mbahen në muajin qershor.

Edhe pse kryeministria Giorgia Meloni erdhi në pushtet me premtimin se do të reduktojë numrin e refugjatëve, Italia ndodhet në një situatë kritike pas dështimit të një sërë marrëveshjeve përfshirë atë me Tunizinë por edhe e fundit me Shqipërinë, e cila po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Në të parashikohej ngritja e dy qendrave të pritjes së emigrantëve në Gjadër e që do të mund të mbanin deri në 3000 persona në të njëjtën kohë.

Një tjetër shtet që po përballet me një fluks të shtuar të refugjatëve është edhe Gjermania, ku janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina, krahas azilkërkuesve nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, Gjermania hartoi tre ligje të reja, ku ai i shanceve për qëndrim do të lehtësonte futjen në punë të emigrantëve dhe integrimin në shoqëri ndërsa ligji për përmisimin e dëbimit do të lehtësonte kthimin e azilkërkuesve në vendet e origjinës. Ndërsa nënshtetësia e dyfishtë redukton kohën e pritjes nga tetë deri në pesë vjet.

Në Francë, mbi 70% e qytetarëve mbështesin ashpërsimin e ligjeve ku refugjatët të mund të dëbohen më lehtë dhe bashkimi familjar të jetë i kufizuar.

Problematika me emigrantët po has edhe Greqia, kryesisht në ujërat territoriale turke ndërkohë që qasja në procedurat e azilit është më e vështirë sepse emigrantët në kohën e pritjes nuk kanë të drejtë për ndihma sociale.

Në Hollandë, kryeministri Mark Rutte dha dorëheqjen pasi nuk arriti të miratonte ligjin që kufizon bashkimin familjar për azilkërkuesit e refuzuar.

Ndërsa Bashkimi Europian miratoi paketën e solidaritetit, ku në rast mbingarkese të vendeve ku emigrantët ilegalë hyjnë për herë, atëherë ato do të shpërndahen më një numër të caktuar në vendet e tjera anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy