Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) po investon në një projekt të rëndësishëm për të sjellë ujë nga burimi i Bogovës në Berat dhe Kuçovë. Banka Gjermane për Zhvillim po zbaton në 8 qytete të Shqipërisë bashkë me Beratin, një program investimesh në sektorin e ujit, një bashkëfinacim prej 65 milionë euro, ku në emër të Gjermanisë janë 30 milionë euro, të Zvicrës, 10 milionë euro dhe të Bashkimit Europian 25, 5 milionë euro. Qytetet e tjera , pjesë e këtyre programeve janë Saranda, Gjirokastra, Fieri, Lushnja, Kamza dhe Lezha



