Këshilli i Sigurisë i kërkon parlamentit ukrainas të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë i kërkon parlamentit ukrainas të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes në Ukrainë, i ka kërkuar parlamentit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Ukrainën, me përjashtim të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, zonat e pretenduara nga Rusia, e cila iu njohu edhe pavarësinë si republikë.

Këshilli u mblodh pasi Rusia filloi të lëvizte trupat përtej kufirit në rajonet e kontrolluara nga separatistët dhe kur SHBA njoftoi se pushtimi i Ukrainës për të cilin kishte paralajmëruar prej javësh tashmë kishte filluar.

Alexei Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, u tha gazetarëve pas takimit se gjendja e jashtëzakonshme i lejon qeverisë të vendosë kontrolle duke përfshirë kufizime në lëvizje dhe shtetrrethim.

Megjithatë, shtetrrethimi aktualisht nuk pritet të vendoset, por do të vendoset vetëm në rast të rritjes së agresionit rus, tha ai.

Danilov gjithashtu konfirmoi se Ukraina thirri 36 mijë rezervistët e parë ushtarakë. Vendi ka gati gjysmë milioni veteranë me përvojë në frontin e parë në lindje, kështu që potencialisht ka ende një grup të madh luftëtarësh që mund të thërrasë.

Nga ana tjetër, më herët Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve ukrainas që të largohen nga Rusia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy