Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eneida Civici. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mars të vitit 2020 ka shpallur vendimin të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Eneida Civici si dhe të deklarojë humbjen e së drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.



