Balla: Pro ‘SPAK-ut’ për mandat të përjetshëm, për vettingun presim përgjigje urgjente

Balla: Pro ‘SPAK-ut’ për mandat të përjetshëm, për vettingun presim përgjigje urgjente

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se është bërë gati puna për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa pohoi se Komisioni i Venecias është ftuar që të japë një opinion urgjent.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Balla u ndal edhe te zgjatja e mandatit të vettingut, që sipas tij është një domosdoshmëri.

Ne nuk duhet të paragjykojmë punën e komisionet. PS garanton se brenda komisionit të Posaçëm ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive. Besoj se ne do ta gjejmë zgjidhjen në këndvështrimin ose themelin e hedhur prej shumë vitesh kur janë ngritur komisionet e Posaçme. Marrim ato vendime që kemi dhe vazhdojmë punën.

Balla u shpreh pro kërkesës së prokurorëve të SPAK-ut që duan mandat të përjetshëm, por theksoi se çështja duhet diskutuar dhe për këtë sipas tij ka kohë.

Mos harrojmë që bëhet fjalë për një ndryshim kushtetues. Nuk ka një depozitim me firma deputetësh që janë i vetmi instrument që e fusin në procedurë. Koha në dispozicion është e mjaftueshme, pasi asnjëri nuk është në fund të mandatit, por në fillim. Do të kemi kohë, do ta diskutojmë. Si një deputet i thjeshtë në këndvështrimin tim, mendoj që kjo është një çështje që meriton të vlerësohet po të nisemi nga ecuria e deritanishme dhe pse të mos mbështetet.

Ndërsa i pyetur nëse do ti marrin parasysh kritikat e Braçes, Balla tha se, “Erioni është një koleg i imi shumë i vjetër, me të cilin diskutoj çdo ditë. Secili nga ne ka këndvështrimin e tij, këto janë çështje të vendimmarrjes politike”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy