Rama: Formalizimi i pagave, rezultate domethënëse, njëherë në vit të bëhen publike

Rama: Formalizimi i pagave, rezultate domethënëse, njëherë në vit të bëhen publike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë për ecurinë e Njësisë Speciale Antiinformalitet.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se formalizimi i pagave ka dhënë rezultate shumë domethënëse, dhe tha se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar në pyetësor do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit.

Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.

Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësuarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë.

Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje…

Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen  të konsultohet opinioni publik

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, paralajmëroi se së shpejti do të nis verifikimi i të ardhura, krahasuar me stilin e jetesës, sidomos për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme.

Në kushtet e sotme, ku është një situatë e ngarkuar për shkak të pasojave të luftës, në të gjithë zinxhirin tregtar, dhe mbi çmimet, çka e kemi konstatuar të gjithë, është një kohë kur ata që janë më shumë duhet me patjetër të kontribuojnë më shumë, që barra të ndahet sa më drejtë dhe për më tepër është një kohë kur të gjithë bizneset duhet të hedhin një hap më tut6je për të normalizuar marrëdhëniet me punëmarrësit e tyre për të formatizuar pagat e tyre, dhe për të mos ngrënë pensionin e tyre, si mund të hahet pensioni i tjetrit?

Ne do bëjmë një punë intensive lidhur me kontratat, ministria ka nisur me disa raste specifike dhe po punojmë, për mbështetje të punëmarrësve dhe ndihmuar punëdhënësit për kontratat që garantojnë dy palët.

Smund të kemi kontrata si ato që kemi verifikuar. Në sektorët me risk e shumë se gjysma kanë kaluar mbi pagën minimale si pasojë e këtij korrektimi.

 Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.

S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shpia e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura

Nga ana e saj, zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka bërë të ditura gjetjet e njësisë speciale anti-informalitet për problematikat në kontratat e punës, dhënien e pagave jashtë sistemit bankar, deklarimin e pagës dhe dhënien e bonuseve.

Ne kemi konstatuar në numrin e tatimpaguesve me risk se ka një mangësi në kontratat e punës, ka element në disfavor të punëmarrësve. Janë 51% e punonjësve të kontrolluar që prezantojnë të tilla problematikave. Ka problematika për mosdhënien e shtesave mbi pagë, janë 374 punëmarrës ose 41% e punëmarrësve që kanë të tilla problematika. Kemi gjetur në shumë raste dhe fenomenin e dhënies së pagave jashtë sistemit bankar. Ka edhe raste të punonjësve të padeklaruar. Ky fenomen është më shumë i përhapur në kompani tregtimi apo në fushën e ndërtimit. Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm si i sigurimeve, tregtisë, ndërtimit. Kemi vënë devijime në sigurime për deklarimin e pagës.

Janë evidentuar rreth 150 punëmarrës që konsiderohen si agjentë sigurimi dhe përfitojnë bonuse. Ne mendojmë që nuk janë bonuse por pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Kontrollet tona janë edhe tek individët. Nga intervistimet e para dhe kontaktet vërejmë se këta individë paguhen jashtë sistemit bankar dhe paga e tyre është tejet e ulët jo vetëm për sektorin por edhe për të justifikuar mënyrën e jetesës së individëve.

Kemi arritur që 52% e pozicioneve të punës janë ulur. Është ulur me 23% numri i pozicioneve të punës me pagë minimale. Paga mesatare gjatë muajit mars, është 10517 për të gjithë tatimpaguesit. Kemi rritje të mirë dhe për sigurimet shoqërore e shëndetësore si për tatimpaguesit dhe të gjithë të tjerët kanë reaguar pozitivisht me pagesat e kontributeve. Është rritur numri i tatimpaguesit që deklarojnë rritje të pagës në 58%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy