Senati amerikan voton projektligjin për buxhetin të propozuar nga Trump

Senati amerikan voton projektligjin për buxhetin të propozuar nga Trump

Pas më shumë se 24 orësh debat, Senati i SHBA ka miratuar projekligjin e buxhetit të propozuar nga Donald Trump për taksa dhe shpenzime, i quajtur “One Big Beautiful Bill Act”.

Projektligji kaloi me votën vendimtare të zëvendëspresidentit JD Vance, pasi rezultati ishte 50 me 50. 

Ky projektligj pritet të kthehet sërish në Dhomën e Ulët, ku pritet të ketë ende kundërshtime.

Trump u kishte kërkuar republikanëve ta miratonin para 4 korrikut, por pati shumë përplasje brenda partisë për buxhetin dhe programet sociale. 

Tre senatorë republikanë votuan kundër së bashku me demokratët: Susan Collins, Thom Tillis dhe Rand Paul. Ata shprehën shqetësim për shkurtime në ndihmën sociale. 

Ndërkohë, senatorja Lisa Murkoëski, që fillimisht ishte kundër, vendosi të votojë pro pas negociatave, megjithëse u shpreh se procesi ishte shumë i nxituar dhe i vështirë. 

Ky projektbuxhet përmban të gjitha premtimet elektorale të presidentit dhe parashikon shkurtime taksash dhe shpenzimesh prej 3.3 trilionë dollarësh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy